Rindërtimi pas tërmetit/Çelet procedura ndërkombëtare për ndërtimin e 3 400 banesave të para individuale

TIRANË, 11 mars/ATSH/- Është çelur sot procedura ndërkombëtare e prokurimit të punimeve për ndërtimin e 3 378 banesave të para individuale në bashkitë e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit që lamë pas, me një fond limit prej 57.3 milionë euro, procedurë e cila mbyllet në 19 mars.

Procedura ndërkombëtare për ndërtimin e banesave, ministrit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, është publikuar në Financial Times.

“Për të gjithë kompanitë shqiptare e të huaja të interesuara, seti i plotë i dokumenteve të nevojshëm, kriteret për pjesëmarrje, fondi limit dhe afatet kohore janë publikuar në faqen zyrtare të FSHZH, Bashkisë Tiranë dhe APP”, deklaroi ministri Ahmetaj.

/a.gjonaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.