Manastirliu: 15 të prekur nga koronavirusi, asnjë i infektuar nga kampioni i parë i testimeve te personeli i spitalit të Durrësit

TIRANË, 11 mars /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiriliu tha sot se në kampionin e parë të testimeve, 50 mjekë dhe infermierë të spitalit të Durrësit rezultuan negativë për COVID-19.

“Jo vetëm që propaganda në vazhdimësië në githë këto ditë vijon të japë lajme të rreme, por mbi të gjitha të nxisë panik të vazhdueshëm te qytetarët, por edhe të personeli mjekësor. Në kampionin  e parë të testimeve që ne kemi realizuar në Spitalin e Durrësit tek personeli mjekë dhe infermierë, dua të njoftoj se të gjithë testimet  janë negative, pra në  këtë kampion tetsimet kanë rezultuar negative. Do të thotë se mjekët dhe infermierët kanë punuar me të gjitha protokollet për mbrojtjen personale. Ndërkohë që vijon kampioni i dytë i analizave për sa i përket familjarëve, ndërkohë që vazhdon puna në terren. Një punë e madhe po bëhet në spitalet tona për të vlerësuar rastet.

“Janë 238 raste të testuara dhe 15 raste pozitive. Sot kemi testuar 84 raste ndër të cilat 50 personel mjekësor dhe infermieror ku kanë dalë rezultate negative të kampionit të parë, ndërkohë që nga rastet e tjera janë 34 raste të cilat, 31 prej tyre kanë dalë negative dhe vetëm 3 pozitive, që janë raste që lidhen me pacientin zero dhe lidhen me kontaktet e tyre të para të cilët janë menjëherë në sistemin e vetëkarantinimit që në momentin që kanë telefonuar 127”, tha Manastirliu.

“Hera e fundit që do të përmend opozitën. 24 orët e fundit janë tre dëshmi që hedhin poshtë propagandën: maskat, spitali i Durrësit dhe pajisjet e mbrojtjes personale. Nuk do të merrem më me Lulzim Bashën. Në këtë moment kemi vendosur të merremi me armikun që është koronavirusi”, tha ajo.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.