ITALI – Conte: Paketë financiare me kushte për COVID-19

PARIS, 11 mars /ATSH-DPA/ – Kryeministri italian, Giuseppe Conte njoftoi sot një paketë financiare prej 25 miliardë eurosh, por me kushte, për të ndihmuar vendin që të përballej me koronavirusin e ri.

”Kjo paketë e disponueshme financiare, nuk do të përdoret menjëherë, por në rastet për të përballuar të gjitha vështirësitë me të cilat do të përballemi për shkak të këtij emergjence”, tha Conte pas një mbledhjeje të qeverisë.

”Urgjenca e koronavirusit… ka një ndikim të rëndësishëm shoqëror,” shtoi Conte.

Ministri i Ekonomisë, Roberto Gualtieri tha se një këst i parë prej rreth 12 miliardë eurosh do të detajohej të premten e ardhshme me një dekret.

”Financimi i ri do të shkojë në mbështetje të sistemit shëndetësor, mbrojtjes civile dhe masave antiinfeksion, tha Gualtieri./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.