Dekretimi i 3 anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, ambasadorja Kim: Hap i rëndësishëm që duhet të vazhdohet deri në fund

TIRANË, 11 mars/ATSH/ Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim përshëndeti sot dekretimin e tre anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë.

Sipas saj, ky  është një hap i rëndësishëm, që duhet të vazhdohet deri në fund.

“Ne e mirëpresim emërimin nga Presidenti Ilir Meta të 3 anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë – një hap i rëndësishëm dhe pozitiv që duhet të vazhdohet deri në fund. Tani, ne duhet të mbështesim gjyqtarët në mënyrë që ata të mund të shërbejnë drejtësi për të gjithë njerëzit e Shqipërisë”, theksoi ambasadorja amerikane.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.