COVID-19/ Drejtoria e Akreditimit shtyn vizitat vlerësuese dhe aplikimet, dokumentacioni vetëm me postë

TIRANË, 11 mars/ATSH/ Në kuadër të masave paraprake për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit njoftoi shtyrjen e disa vizitave të planifikuara për një periudhë 2 javore.

“Duke filluar nga dita e nesërme deri më 23.03.2020 shtyhen vizitat vlerësuese/ mbikëqyrëse të planifikuara në një kohe të përshtatshme për Organet e Vlerësimit të Konformitetit dhe DPA. Shtyhen po ashtu, aplikimet e reja dhe ato për zgjerim të kryhen vetëm nëpërmjet sistemit online”, njoftoi DPA.

Po ashtu, DPA kërkoi që dokumentacionet të përcillen nëpërmjet postës ose sistemit online ose nëpërmjet dërgimit në mënyrë elektronike tek kryevlerësuesi juaj./a.gjonaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.