Rama: Ka vetëm një palë maska të dëmshme në Shqipëri, ato që edhe kur vendi lufton me jetën s’ndalen së kërkuari pushtet

TIRANË, 10 mars/ATSH/ “Ka vetëm një palë maska të dëmshme në Shqipëri: Maskat e atyre që dhe kur ky vend lufton me jetën nën gërmadhat e tërmetit, apo me një virus kërcënues për planetin, s’ndalen së kërkuari pushtet me shpifje, sherr, rrëmujë”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama.

Rama shprehu bindjen se “përsëri Shqipëria do t’ia dalë, sepse shqiptarët s’janë vetëm”.

Me anë të një deklarate nga selia blu, kryetari i PD-së, Lulzim Basha e quajti sot akt kriminal shpërndarjen e maskave të skaduara për mjekët në këtë kohë, kur koronavirusi është përhapur në Shqipëri./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.