Miratohet protokolli për masat ndaj koronavirusit, si veprohet me qytetarët e dyshuar

TIRANË, 10 mars/ATSH/ Në Fletoren Zyrtare është botuar urdhri i miratuar në datë 26 shkurt lidhur me protokollin dhe masat e plota që duhet të marrë personeli mjekësor kundër koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë ka miratuar një protokoll të posaçëm se si veprohet në rastet e dyshuar nga qytetarët.

“Njësia e Koordinimit merr thirrje nga 127-ta, thirrje që mund të vijnë nga: qytetarët, mjek familjeje, qendra shëndetësore, spitale rajonale/bashkiake të cilat kërkojnë të bëjnë transport dytësor të pacientëve dyshuar/konfirmuar me infeksion nga 2019-nCoV, mision në të cilin nuk kemi dyshime për rastet e kontaminuara ose epidemia e gripit, nëse do të kemi probleme në komunikimin me pacientët kinezë të cilët mund të kërkojnë ndihmë te 127-ta, kërkohet ndihma e Ambasadës Kineze.

Thirrje të ardhura nga qytetarët në rast 2019-nCoV suspekt pas intervistës telefonike të qytetarëve, infermieri i vlerësimit njofton menjëherë mjekun primar i cili konfirmon dyshimin dhe aktivizon misionin.

Kryhet hospitalizimi i pacientit, pavarësisht gravitetit të kuadrit klinik nga ekipi i terrenit. Mjeku primar njofton drejtorin e QKUM-së. Mjeku primar njofton Spitalin Infektiv. Mjeku primar njofton mjekun on-call të ISHP-së. Mjeku primar njofton spitalin rajonal. Mjeku primar regjistron rastin suspekt te regjistri pranë NJK-së. Pacientët në moshë madhore në raste të tilla, misioni do t’i komunikohet ekipit mjekësor më të afërt duke i komunikuar kodin korona, që do të thotë ekipi mjekësor duhet të marrë masat, sipas protokollit 2019-nCoV.

Në rastet kur pacienti është në gjendje kritike për jetën ai do të transportohet në terapi intesive ose në urgjencën e spitalit përkatës. Nëse pacienti nuk është në gjendje kritike për jetën do të hospitalizohet në urgjencën e spitalit përkatës ose në spitalin infektiv në QSUT.

Të gjitha rastet që nuk janë kritike për jetën do të referohen dhe transportohen për në QSUT, në spitalin infektiv. Pacientët pediatrikë ne raste të tilla, misioni do t’i komunikohet ekipit mjekësor më të afërt duke i komunikuar kodin Korona, që do të thotë ekipi mjekësor duhet të marrë masat sipas protokollit 2019-nCoV. Në rastet kur pacienti është në gjendje kritike për jetën ai do të transportohet në terapi intesive ose në urgjencën e spitalit përkatës.

Nëse pacienti nuk është në gjendje kritike për jetën do të hospitalizohet në urgjencën e spitalit përkatës ose në spitalin infektiv në QSUT. Të gjitha rastet qe nuk janë kritike për jetën do të referohen dhe do të transportohen për në QSUT, në spitalin infektiv.

Pacienti pediatrik do të transportohet në urgjencat e spitaleve rajonale, në pediatri ose destinacioni i tij do të përcaktohet pas konsultimit të mjekut primar me drejtorin e QKUM-së, me urgjencën e spitalit përkatës, me spitalin infektiv të QSUT-së dhe me mjekun on-call të ISHP-së. Në rast se prindi ose përgjegjësi ligjor i pacientit refuzon transportin në spital, do të detyrohet sipas ligjit.

Në rastin kur mjeku i familjes shkon në banesën e pacientit, njësia e koordinimit aktivizon misionin si më sipër dhe do t’i rekomandojë mjekut t’i vendosë menjëherë një maskë kirurgjikale pacientit të dyshuar. B. Mjeku njësisë së Koordinimit(NJK)do të vendoset në kontakt telefonik me pacientin e dyshuar. Nëse nga mjeku i NJK-së do të konfirmohet si rast i dyshuar, do të aktivizohet një mision si më sipër. C. Nëse pacienti do të paraqitet në qendrën shëndetësore, atëherë do të aktivizohet menjëherë një mison si më sipër, duke i kërkuar mjekut t’i vendosë një maskë pacientit nëse është e mundur dhe të ruajë distancën prej një metër.  Transferimi i pacientëve suspekt ose të konfirmuar me 2019-nCoV nga spitalet rajonale në Spitalin Infektiv në QSUT Në këto raste, NJK-ja do të aktivizojë misionin sipas protokollit, duke lajmëruar spitalin/repartin e destinacionit, përveçse kodin e nisjes dhe kodin korona. z.tosku/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.