Masat për parandalimin e COVID-19, dezinfektohen të gjitha institucionet arsimore në Fier

TIRANË, 10 mars/ATSH/ Të gjitha institucionet arsimore në Fier po dezinfektohen si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Në terren kanë zbritur 3 grupe pune, të cilët janë shpërndarë në të gjitha shkollat, çerdhet dhe kopshtet në qytetin e Fierit.

Procesi i dezinfektimit të këtyre ambienteve është kryer edhe herët si masë e shtuar sigurie për parandalimin e COVID-19.

Po ashtu, si pjesë e masave parandaluese për mospërhapjen e koronavirusit, bashkia e Fierit ka vendosur që komunikimi për informacionet dhe kërkesat e qytetarëve të bëhet nëpërmjet telefonit./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.