FOKUS – Bursat fillojnë rritjen, pas pikiatës së djeshme

PARIS, 10 mars /ATSH-DPA/ – Indeksi CAC 40 i aksioneve në Paris u rrit 2,93% në 4,845.62 pak para orës 09:00 GMT, pas humbjeve prej 8,39% të hënën nga frika e koronavirusit, që shkaktoi rënien e bursave në të gjithë botën.

Indeksi u hap në 4,770.62 dhe vazhdoi të rritet përsëri në orën e parë të tregtimit.

Indeksi kryesor i bursës së Milanos, FTSE MIB, u rikuperua pak të martën, duke u rritur 2,66% në 18.967.76.

Indeksi kishte rënë 11,2% të hënën në nën 18.500 pikë, ndërsa Italia u përball me shpërthimin e koronavirusit më të keq në Europë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.