BERLIN – Merkel: Asnjë zgjidhje ushtarake në Libi

BERLIN, 10 mars /ATSH-ANSA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel refuzoi sot një zgjidhje ushtarake për Libinë.

Ajo priti në ambientet e kancelarisë gjeneralin libian, Khalifa Haftar.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert tha se Merkel dhe Haftar diskutuan për gjendjen në Libi.

”Kancelarja përsëriti edhe një herë me forcë që, për konfliktin libian, nuk është e mundur një zgjidhje ushtarake dhe, për këtë arsye, procesi politik i vendosur në konferencën e Berlinit është i domosdoshëm”, theksoi Seibert./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.