Kursi i këmbimit/ Leku vazhdon të forcohet përballë dollarit amerikan

TIRANË, 9 mars /ATSH/ Fillimjava në tregun e këmbimit valutor të vendit tonë paraqitet me tendencë të forcimit të monedhës vendase lek, në krahasim me dollarin amerikan, ndërsa euroja ruan pozita më të forta.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot në mesditë 1 euro u këmbye me 122,86 lekë, me një rritje prej 0,06 lekë nga sa u këmbye në fundjavën që lamë pas: 122,80 lekë.

Ndërsa 1 dollar amerikan nga 110,78 lekë që ishte para një jave, u zhvlerësua në 108,65 lekë në fundjavë, dhe sot u këmbye në tregun vendas me 107,73 lekë, duke vazhduar paqëndrueshmërinë në raport me monedhën vendase, me tendencë në rënie.

Ndërsa paundi britanik sot u këmbye me 141,01 lekë, kundrejt 141,63 lekë që ishte të hënën e shkuar.

Tregu valutor vendas reflekton ecurinë në bursat ndërkombëtare, por edhe kërkesë-ofertat e brendshme që po dominon në kursin e këmbimit valutor, i cili në përgjithësi paraqitet sipas pritshmërisë të Bankës së Shqipërisë.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 107.73 -0.92
Euro EUR 122.86 +0.06
Poundi britanik GBP 141.01 -0.15
Franga zvicerane CHF 116.14 +0.21
Jeni japonez (100) JPY 105.21 +1.87
Dollari australian AUD 71.17 -1.00
Dollari kanadez CAD 79.11 -1.91
Korona suedeze SEK 11.49 -0.09
Korona norvegjeze NOK 11.31 -0.43
Korona daneze DKK 16.46 +0.01
SDR SDR 150.01 -0.35
Ari (OZ 1) XAU 180692.95 -2,495.06
Argjend (OZ 1) XAG 1826.27 -65.67
Juani kinez (onshore) CNY 15.50 -0.19
Juani kinez (offshore) CNH 15.50 -0.18
Lira turke TRY 17.65 -0.19
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.