TIRANË, 9 mars /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme Detare ka ndaluar të gjitha lëvizjet e pasagjerëve me mjetet e transportit detar nga të gjitha Portet drejt Italisë së Veriut, deri në një njoftim të dytë, për parandalimin e COVID-19.
Në zbatim të Urdhërit të Ministrisë së Infrastrukturës, Drejtoria e Përgjithshme Detare gjithashtu ka ndaluar të gjitha lëvizjet e pasagjerëve me mjetet e transportit detar me linjën Durrës -Ankona-Durrës dhe Durrës -Tireste-Durrës.
“Linja Durrës -Ankona -Durrës do të vazhdojë për lëvizjen e kamionave por ndalohet për lëvizjen e pasagjerëve. Sigurisht që çdo lëvizje do jetë e kontrolluar nga stafi mjekësor i porteve përkatëse”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme Detare.
Drejtoria e Përgjithshme Detare edhe çdo institucion tjetër janë në gatishmëri për menaxhimin e situatës.