FRANCË – Macron: Më shumë koordinim europian dhe ndërkombëtar për COVID-19

PARIS, 9 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti francez Emmanuel Macron tha se ai do të  bënte publike sot pasdite nismat për më shumë koordinim europian dhe ndërkombëtar përballë krizës së koronavirusit.

“Do të doja që ne të kishim më shumë koordinim europian dhe ndërkombëtar. Unë do të bëj publike sot pasdite nismat për këtë çështje”, tha ai para medias.

”Përballë kësaj krize, është e rëndësishme që ne të kemi një zgjidhje që të përkojë me natyrën e rrezikut të konsideruar nga shkencëtarët dhe atë që ata na informojnë, dhe që kjo zgjidhje të na mundësojë frenimin e epidemisë, gjë që ne jemi proces për ta bërë, dhe që ajo gjithmonë të udhëhiqet nga shkenca”, shtoi kreu i shtetit. / /artjola/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.