Femrat / Shqipëria gati për transfertën në Qipro, ja lista kuqezi

TIRANË, 9 mars/ATSH-Arbi Fortuzi/- Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave ka filluar ditën e premte grumbullimin për ndeshjen kualifikuese me Qipron. Kjo është ndeshja e pestë e vajzave kuqezi në eliminatoret për UEFA Women’s Euro 2021, me Shqipërinë që ndodhet në grupin E së bashku me Skocinë, Portugalinë, Finlandën dhe Qipron që është kundërshtari radhës.

Trajneri Armir Grima për këtë ndeshje ka grumbulluar 18 vajza, me bazën e skuadrës që mbështetet te Vllaznia, Ferronikeli dhe Mitrovica në kampionatin kosovar si edhe elementet e spikatura me kohë që luajnë në skuadra jashtë vendit. Në listën e Grimës spikat grumbullimi për herë të parë në Kombëtare e Paula Jakut, e cila luan te Juban Danja, si dhe afrimi nga U-19 e Mikela Metallës që aktivizohet te Teuta e Durrësit.

Skuadra është grumbulluar në qytetin e Shkodrës, ku kanë zhvilluar dhe seancat stërvitore përpara nisjes për në Qipro që është kryer ditën e sotme. Ndeshja do të luhet më datë 11 Mars në Larnaka, ora 15:00.

Lista e lojtareve të grumbulluara:

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.