BRUKSEL – Von der Leyen bën thirrje për marrëveshje mbi buxhetin e BE-së

BRUKSEL, 9 mars /ATSH-DPA/- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, u kërkoi shteteve anëtare të BE-së që, përballë krizave aktuale, të arrijnë një marrëveshje mbi planet e buxhetit të Bashkimit.

“BE duhet të gjejë tashmë zgjidhje për refugjatët në Greqi, ata në Siri dhe në kufirin greko-turk, si edhe në lidhje me përhapjen e koronavirusit dhe ekonominë”, tha von der Leyen në një fjalim, për të shënuar ditën e saj të 100-të në detyrë, në Bruksel.

“Por pa një buxhet, ne nuk do të jemi në gjendje që të reagojmë ndaj këtyre problemeve, prandaj edhe u kërkoj vendeve anëtare që të arrijnë një marrëveshje”, vazhdoi ajo.

Von der Leyen paralajmëroi gjithashtu se nuk ka mbetur edhe shumë kohë, pasi të gjitha çështjet financiare për shtatë vitet e ardhshme duhet të zgjidhen deri në fund të vitit 2020.

Liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së nuk arritën të bien dakord për një plan financiar për vitet e ardhshme, gjatë samitit të veçantë të mbajtur në Bruksel dy javë e gjysmë më parë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.