BRUKSEL – Një anëtar i stafit të NATO-s rezulton pozitiv me COVID-19

nato

BRUKSEL, 9 mars /ATSH/ – Mund të konfirmojmë që një anëtar i stafit të NATO-s, i cili punon në selinë e NATO-s në Bruksel ka dalë pozitiv për COVID-19, thuhet në njoftimin e sotëm për shtyp të NATO-s.

”Anëtari i stafit ishte rikthyer nga një pushim në veri të Italisë, ishte ndjerë keq fundjavën e kaluar dhe ishte kontrolluar për shkak të shfaqjes së simptomave të ngjashme me ethet. Anëtari i stafit aktualisht është në shtëpi në izolim. Brenda disa minutave nga marrja e rezultatit, të gjithë kolegët e tij të punës u informuan menjëherë. Që nga fundjava e kaluar ata kanë punuar nga shtëpia dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë. I gjithë personeli i selisë së NATO-s është informuar për rastin e konfirmuar”, shton njoftimi.

”NATO vazhdon të monitorojë situatën në mënyrë të vazhdueshme dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme”, thekson ai.

”Për të siguruar sigurinë e stafit dhe vizitorëve, NATO tashmë ka ndërmarrë masa parandaluese në selinë tonë, bazuar në udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së mëtejshme të infeksionit. Këto përfshijnë pezullimin e përkohshëm të udhëtimeve të caktuara të stafit, inkurajimin e stafit për të punuar nga shtëpia dhe pezullimin e përkohshëm të vizitave në grupe në selinë e NATO-s në Bruksel. Ne mbetemi në kontakt të ngushtë me autoritetet belge. NATO ka plane të mëdha të aktivitetit të saj dhe siguron se puna jonë thelbësore do të vazhdojë”, përfundon njoftimi i NATO-s./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.