85% e zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë janë gra, Gjonaj: Forca jonë qëndron tek uniteti

TIRANË, 9 mars/ATSH-Arbi Fortuzi/- Forca jonë qëndron tek uniteti! Kështu u shpreh Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, të hënën, ndërsa bëri të ditur se 85% e zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë janë gra.

“Ndjej kënaqësinë e veçantë që 85% e zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë janë gra, ku përtej statistikave çdo punonjëse është një vlerë e shtuar”,- njoftoj Gjonaj.

“Falënderoj secilën prej tyre për dedikimin, bashkëpunimin dhe punën e madhe që bëjnë çdo ditë duke pasur parasysh sfidat, vështirësitë apo edhe rolin e tyre jo vetëm në punë, por edhe në familje e shoqëri”,- shprehet Ministrja.

“Forca jonë qëndron tek uniteti, bashkëpunimi, solidariteti, këmbëngulja, vullneti dhe kurajo për të ndryshuar dhe përmirësuar realitetin në të cilin jetojmë”,- përfundoi ministrja Gjonaj.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.