Tatimi mbi fitimin, mblidhen 2.2 miliardë lekë në janar

TIRANË, 8 mars/ATSH/ Të ardhurat e realizuara në buxhetin e shtetit nga tatimi mbi fitimin, gjatë muajit janar të vitit 2020 rezultuan rreth 2.2 miliardë lekë.

Sipas treguesve fiskal të buxhetit, publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, gjatë periudhës të ardhurat e mbledhura në muajin e pare të këtij viti rezultojnë rreth 600 milionë lekë më të larta krahasuar me të ardhurat e mbledhura për të njëjtën periudhë të vitit 2019. Gjatë janarit të vitit të shkuar u mblodhën në buxhet nga tatim fitimi 1.6 miliardë lekë.

Gjatë gjithë vitit 2020 qeveria planifikon të mbledhë nga tatimi mbi fitimin 38 miliardë lekë të ardhura në buxhet.

Të gjitha kompanitë (të huaja ose jo), që janë të regjistruara në regjistrin tregtar dhe paguajnë TVSH, janë subjekt i tatimit mbi fitimin. /a.gjonaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.