Lumi Shkumbin rikthehet në shtratin e tij/ Braçe: Situata nën kontroll, punohet me fuqi maksimale prej 48-orësh për largimin e ujit

TIRANË, 8 mars /ATSH – I. Vata/- Zëvendëskryeministri Erion Brace tha sot se më gjithë reshjet e shumta që kanë ra gjatë natës dhe vazhdojnë të bien edhe sot, situata në Lushnjë është nën kontroll.

Braçe sqaron se, “reshje pafund gjithë natën! Situata në mëngjes është kjo, lumi Shkumbin pati edhe një plotë të madhe rreth orës 1 të mëngjesit të sotëm dhe prej orës 3 është rikthyer në shtratin e tij. Emisari që kullon gjithë jugun e Lushnjës drejt detit, është jashtë shtratit dhe tejmase i fryrë. Emisari që kullon gjithë lindjen e Lushnjës në drejtim te hidrovorit të Bishtcukasit e detit është i fryrë në nivele të larta por në shtrat. Niveli në hidrovorin e Bishtcukasit është plus 90, punohet me fuqi maksimale prej 48- orësh, me të gjitha pompat për të larguar ujërat. Në hidrovorin e Karavastasë niveli është zero, punohet me fuqi maksimale për të mbajtur këtë nivel”.

Braçe u bënë thirrje banorëve të Dushkut të pastrojnë kanalet e treta në pronat e tyre që uji të shkojë në kolektorët e pastaj në emisarë.

“Situata motit referon reshje edhe sot gjatë gjithë ditës në rajonin tonë. Ndërkohë që gjithë punonjësit e mjetet e bordit të Jugut janë në territor, kam një thirrje për bujqit e Dushkut, tokat e të cilëve janë poshtë në Terbuf. Rrofshi për fotot por lini telefonat e pastroni tokat e kanaleve të treta që janë në parcelat-pronat tuaja, çlironi nga mbeturinat me të cilat i keni zënë që verën e shkuar uji të shkojë në kolektorë e pastaj në emisarë!”, shprehet Braçe.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.