ITALI – Popullsia në veri të vendit në karantinë nga COVID-19

ROMË, 8 mars /ATSH-AFP/ – Masa të pazakonta në Europë, një e katërta e popullsisë është vendosur në karantinë në veri të Italisë, një vendim i ashpër i ndërmarrë nga qeveria për të parandaluar epideminë e koronavirusit, që ka prekur tashmë më shumë se 100 000 persona në mbarë botën.

“Hyrjet dhe daljet nga një zonë e gjerë në veri të Italisë, duke shkuar nga Milano në Venecia janë kufizuar ndjeshëm”, sipas një dekreti të publikuar nga qeveria.

Kjo masë radikale, marrë në vendin europian më të prekur nga epidemia, është e ngjashme me atë të vendosur në provincën kineze Hubei ku filloi epidemia në dhjetor (56 milionë banorë në karantinë).

“Në rajonin e Lombardisë dhe në 14 provinca italiane, të gjitha aktivitetet kulturore, sportive apo fetare janë të ndaluara dhe diskotekat, pubet, shkollat e dansit dhe vendet e tjera të ngjashme do të jenë gjithashtu të mbyllura deri më 3 prill”, sipas dekretit./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.