Rama përcjell fjalët e shenjta të Profetit Muhamed: Nëse nuk ke turp, bëj çfarë të duash

TIRANË, 6 mars/ATSH/ “Nëse nuk ke turp, bëj çfarë të duash”, tha sot Kryeministri Edi Rama, duke përcjellë të tjera fjalë të shenjta me mesazhin e tij.

Ishin këto fjalë të shenjta nga Profeti Muhamed që Kryeministri Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të Shenjta”.

Duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitete botërore, Kryeministri Rama ka përcjellë këto muaj apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit./m.m/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.