Këshilla si të flisni me fëmijët tuaj për koronavirusin

TIRANË, 6 mars/ATSH/ Instituti i shëndetit Publik ka rekomanduar mënyrën sesi duhet të flisni me fëmijët lidhur me koronavirusin, ku e rëndësishme është që ju prindër duhet të jenë të qetë, të sinqertë dhe të informuar.

Disa këshilla si të filloni bisedën me fëmijët tuaj.

Së pari, informohu. Lexo të gjitha informacionet zyrtare që mundesh lidhur me COVID-19.

Filloni duke i pyetur lidhur me atë që dinë. Sqaroni ndonjë informacion të gabuar që mund të kenë dëgjuar.

Ruani qetësinë. Përgjigjuni pyetjeve të tyre ndershmërisht dhe thjeshtë.

Ruani masën. Mendo nëse informacioni do t’i bëjë më mirë apo më pak të shqetësuar.

Vlerësoni ndjenjat e tyre dhe risigurojini ata. Unë e di që kjo është e frikshme por rreziku është i ulët dhe ne jemi të mirëpërgatitur.

Mësojini rregullat e higjienës dhe bëjeni të këndshme. Këndo një këngë të preferuar ndërsa lan duart.  z.tosku/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.