Informacion i përditësuar/ Shqipëria nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19

TIRANË, 6 mars /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) informon se deri ditën e sotme në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus COVID-19.

Nga informacioni i përditësuar i datës 6 mars 2020 rezulton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 3 raste të reja në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP nga ku në total numri i rasteve të testuara ka shkuar në 53. Të gjitha rastet kanë rezultuar negative për COVID-19. Rastet kanë pasur shenja të infeksionit respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthim epidemik dhe komunitar të koronavirusit të ri dhe janë testuar pranë Laboratorit e Virologjisë në ISHP, i vetmi i certifikuar në vend nga OBSH.

Në 24 orët e fundit në të gjitha pikat kufitare në total kanë hyrë 17 770 udhëtarë; po vijohet me survejancë të përforcuar në pikat kufitare, ajrore, detare dhe tokësore duke kryer monitorimin e temperaturës për të gjithë udhëtaret që hyjnë në Republikën e Shqipërisë.

Gjithashtu në 24 orët e fundit thirrjet kundrejt numrit 127 ka arritur nivelin e 1539 telefonatave nga të cilat 38 prej tyre janë vlerësuar në lidhje me infeksion viral respirator dhe histori udhëtimi me Italinë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel udhëtarëve që vijnë nga rajonet e prekura me shpërthime komunitare dhe që kanë patur kontakte me persona të sëmurë apo të dyshuar për COVID-19, të vetëkarantinohen për një periudhë 14-ditore.

MSHMS rekomandon qytetarët që kanë udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenjat e infeksionit viral të telefonojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetësore. 

Situata ndërkombëtare sipas ECDC-së është si më poshtë:

 Në nivel global, janë raportuar në total 98 171 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe në total 3385 vdekje.

  • Azi: 91 378 raste të konfirmuara – 3210 vdekje
  • Afrikë: 29 raste të konfirmuara
  • Amerikë: 311 raste të konfirmuara – 12 vdekje
  • Oqeani: 63 raste të konfirmuara – 2 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 6 mars 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr. i rasteve të konfirmuara (6 mars 2020)
Kontinenti i Azisë 91 378
Kina 80667
Republika e Koresë 6284
Iran 3513
Japoni 349
Singapor 117
Kuvajt 58
Bahrain 52
Tajland 47
Taivan 44
Malajzi 50
Emiratet e Bashkuara Arabe 29
Irak 38
Vietnam 16
Liban 16
Izrael 17
Katar 8
Oman 16
Indi 29
Palestina 7
Pakistani 5
Filipine 3
Indonezia 2
Kamboxhia 1
Afganistan 1
Nepal 1
Jordania 1
Sri Lanka 1
Arabia Saudite 5
Bhutan 1
Raste të tjera 705
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 705
Amerika 311
USA 233
Kanada 45
Ekuador 13
Meksika 5
Brazili 8
Argjentina 2
Republika Domenikane 1
Kili 4
Oqeania 63
Australia 59
Zelanda e re 4
Afrika 29
Algjeria 17
Egjipt 3
Nigeria 1
Tunizia 1
Maroku 2
Senegali 4
Afrika e jugut 1
Total 92 486

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID-19 sipas kontinenteve (përveç Kinës), 06.03.2020

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

Situata në  Europë dhe në vendin tonë sipas ECDC–së është si më poshtë:

  • Europë: 4005 raste të konfirmuara – 161 vdekje.
  • Shqipëri: Janë testuar 53 raste të dyshuara, të cilat kanë rezultuar negative.

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në dt. 6 mars 2020 sipas shteteve të Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr. i rasteve të konfirmuara (6 mars 2020)
Europa 5685
Italia 3858
Franca 423
Gjermania 400
Spanja 261
Anglia 115
Zvicra 87
Norvegjia 86
Holanda 82
Suedia 61
Austria 41
Islanda 35
Belgjika 50
San Marino 22
Kroacia 10
Danimarka 20
Greqia 32
Finlanda 12
Çekia 12
Bjellorusia 6
Portugalia 9
Rumania 6
Rusia 4
Gjeorgjia 9
Azerbajxhani 6
Irlanda 13
Estonia 5
Hungaria 2
Monako 1
Lituania 1
Andorra 1
Bosnjë-Hercegovina 2
Armenia 1
Maqedonia e Veriut 1
Luksemburg 1
Letonia 1
Ukraina 1
Polonia 1
Lihtenshtein 1
Sllovenia 6

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

Situata e COVID-19 në Itali datë 05.03.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në sajtin e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

  • 3296 raste të konfirmuara
  • 148 vdekje
  • 414 pacientë të shëruar
  • 351 në terapi intensive
  • 1165 në izolim në shtëpi              

Shpërndarja sipas rajoneve:

  1. Lombardia                  2251 raste
  2. Emilia Romanja           698 raste
  3. Veneto                        407 raste
  4. Piemonte                    108 raste
  5. Marche                       124 raste
  6. Campania                   45 raste
  7. Liguria                        28 raste
  8. Toskana                      61 raste
  9. Lazio                          44 raste
  10. Fruli                           21 raste
  11. Umbria                        9 raste
  12. Sicili                           18 raste
  13. Abruzzo                       8 raste
  14. Pulia                           14 raste
  15. Trento                         7 raste
  16. Molise                         7 raste
  17. Valle d’Aosta                2 raste
  18. Kalabri                        2 raste
  19. Bolzano                       1 rast
  20. Basilicata                     1 rast
  21. Sardenja                      2 raste 

Harta e shpërndarjes së COVID-19 sipas rajoneve të Italisë

Rekomandime dhe këshilla të OBSH – së

Gjatë shpërthimeve të mëparshme nga koronaviruset e tjerë (Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme “MERS” dhe Sindroma Respiratore Akute e Rëndë “SARS”) transmetimi nga njeriu te njeriu ndodhi përmes spërklave të pështymës, kontaktit të drejtpërdrejtë human (fizik), apo kontaktit indirekt (nëpërmjet sipërfaqeve/objekteve të kontaminuara). Këto fakte sugjerojnë ngjashmërinë e mënyrë së transmetimit të COVID-19, me koronaviruset e tjerë. Parimet themelore për të zvogëluar rrezikun e përgjithshëm të transmetimit të infeksioneve akute të frymëmarrjes përfshijnë masat e mëposhtme:

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.

Në rast të simptomave të lidhura me infeksionet respiratore qoftë gjatë udhëtimit, ashtu edhe pas tij, udhëtarët inkurajohen të telefonojnë urgjencën 127 për të kërkuar kujdes mjekësor dhe të ndajnë historinë e tyre të udhëtimit me personelin shëndetësor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.