JAPONI – Xi shtyn vizitën për shkak të COVID-19

TOKIO, 5 mars /ATSH-AFP/ – Vizita shtetërore e presidentit kinez, Xi Jinping në Japoni, parashikuar fillimisht këtë pranverë, u shty për shkak të epidemisë botërore lidhur me koronavirusin, njoftoi sot zëdhënësi i qeverisë japoneze.

“Vizita shtetërore e presidentit, Xi në Japoni do të organizohet në një kohë të përshtatshme nga dy palët”, deklaroi Yoshihide Suga para gazetarëve në Tokio duke shtuar se një datë do të vendoset përmes rrugëve diplomatike.

“Sfida më e madhe për dy vendet tona është të pengojmë përhapjen e koronavirusit të ri. Është e nevojshme të jetë prioritet i ynë”, nënvizoi Suga.

Xi Jinping e kishte pranuar zyrtarisht ftesën e kryeministrit japonez, Shinzo Abe për këtë vizitë shtetërore në qershor 2019 gjatë G20 në Osaka./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.