INSTAT: Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në vitin 2019 llogaritet 5.208 GWh

TIRANË, 5 mars/ATSH/ Thatësira e madhe që përfshiu vendin tone në vitin 2019 uli prodhimin e energjisë elektrike në vend.

Sipas Institutit të Statistikave (INSTAT), prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në vitin 2019 arriti vlerën 5.208 GWh nga 8.552 GWh energji të prodhuar në vitin 2018, duke shënuar një ulje të prodhimit me 39.1 %.

Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 57.2 %, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 42.3 % dhe nga të tjerë prodhues (energji e rinovueshme) në masën 0.5 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike..

Hidrocentralet publike, në vitin 2019, prodhuan 2.981 GWh nga 5.851 GWh të prodhuar në vitin 2018, duke shënuar kështu një rënie të prodhimit me 49,0 %.

Hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 2.205 GWh nga 2.701 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rënie të prodhimit të energjisë elektrike me 18,4 %. /a.gjonaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.