Humbjet e energjisë elektrike në rrjet ranë me 7.3%

TIRANË, 5 mars/ATSH/ Reforma në sektorin energjitik është një ndër reformat kryesore të ndërmarra nga qeveria shqiptare gjatë këtyre viteve.

Sipas të dhënave niveli i humbjeve nga 45% në vitin 2013-n, zbriti në 21.7% në fund të vitit 2019, ndërsa niveli i arkëtimeve në këtë hark kohor thuajse është dyfishuar.

Referuar statistikave në vitin 2013, OSHEE arrinte të mblidhte vetëm 38 % të energjisë së konsumuar, ndërsa sot kjo shifër shënon 65% të energjisë së shpërndarë në rrjet

Humbjet e energjisë elektrike në rrjet kanë arritur vlerën 1.653 GWh nga 1.783 GWh duke shënuar kështu një rënie me 7.3% gjatë vitit 2019.

Humbjet në transmetim, sipas raportit të publikuar nga INSTAT, kanë rënë me 30.5% dhe pesha që zënë në totalin e humbjeve në rrjet është 10.2%.

Humbjet në shpërndarje zënë një peshë më të madhe, rreth 89.8% të humbjeve në rrjet, ku humbjet teknike në shpërndarje janë ulur me rreth 10.9 %, krahasuar me vitin 2018./a.gjonaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.