COVID-19 anulon manovrat e përbashkëta amerikano-izraelite

BERLIN, 5 mars /ATSH-AFP/ – SHBA-ja dhe Izraeli anuluan manovrat e përbashkëta ushtarake për shkak të koronavirusit të ri, njoftoi sot komanda amerikane për Europën, me qendër në Gjermani.

“Ky vendim është konform direktivave të fundit të Ministrisë izraelite të Shëndetësisë për çështjen e COVID-19 dhe përbën një masë parandaluese për të garantuar shëndetin dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve”, theksoi komanda amerikane.

Kjo manovër, e quajtur “Juniper Cobra”, është organizuar mes dy vendeve me intervale të rregullta.

Rreth 2 500 ushtarë amerikanë, të vendosur pjesërisht në Gjermani, do të shkonin në Izrael për të marrë pjesë në këto manovra, që ishte parashikuar të zgjasnin dy javë, sipas forcave ushtarake izraelite.

Me Italinë dhe Francën, Gjermania është një prej vatrave kryesore të koronavirusit të ri në Europë./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.