SHBA – Super e Marta – Biden triumfon duke kaluar të gjitha parashikimet

UASHINGTON, 4 mars /ATSH-ANSA/ – Kandidati demokrat, Joe Biden po arrin rezultate surprizuese në zgjedhjet paraprake për kandidaturën kundër Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të këtij viti.

Duke kaluar të gjitha parashikimet, Biden ka fituar në Virxhinia.

Ai ka fituar gjithashtu në Karolinën e Veriut, Oklahoma, Tenesi, Alabama, Minesota dhe Arkansas.

Ndërkohë, kandidati tjetër, Bernie Sanders, për momentin, ka fituar vetëm në Vermont dhe Kolorado./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.