Rruga Salari-Dukaj/ ARRSH: Ka përfunduar gati gjysma e punimeve

TIRANË, 4 mars/ATSH/ Gjysma e punimeve për rikonstruksionin e rrugës Salari-Dukaj pothuajse ka përfunduar.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se është realizuar tashmë 45% e punimeve për rikonstruksionin e plotë të rrugës Salari-Dukaj. Sipas ARRSH-së është duke vazhduar puna për ndërtimin e murit pritës, si dhe hedhjen e shtresës së stabilizantit ku deri më tani është hedhur në 2,5 km të saj.

“Kjo rrugë e ndërthurur me rrugën e Lumit të Vlorës, me rrugën Tepelenë-Benç-Lekdush-Kuç etj., do të sigurojë jo vetëm përmirësim të kushteve të banorëve të këtyre zonave, por edhe mundësi për aktivitete të reja ekonomike,” bën të ditur ARRSH./a.gjonaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.