Kosovë/Parashikimi i motit 4 mars

PRISHTINE, 4 mars /ATSH/ -Moti në Kosovë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi.

Shiu do të bie me intensitet mesatar deri të lartë, duke përfshirë të gjithë territorin e Republikës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7°C, ndërsa maksimalet e ditës parashikohen të lëvizin ndërmjet 9-11°C.

Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe juglindja mesatare deri e fortë./KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.