Fier/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e nxënësve të helmuar, pjesa më e madhe lënë spitalin

TIRANË, 4 mars/ATSH/ Sipas të dhënave të minutave të fundit nga spitali rajonal i Fierit, bëhet me dije se, aktualisht në këtë spital po marrin trajtim 14 nxënës, të cilët janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore, por po mbahen në vëzhgim nga mjekët.

Paraditen e sotme, pas ngjarjes në shkollën e mesme “Janaq Kilica”, u paraqitën menjëherë në spital rreth 30 nxënës dhe më pas numri erdhi në rritje duke shkruar në 50 dhe deri para pak minutash, në 60 nxënës me shenja të intoksikacionit, por një pjesë edhe me neuroza paniku, që sipas mjekëve, janë të kuptueshme në këtë situatë.

Në një prononcim për mediet, drejtoresha e spitalit rajonal Fier, Nevila Shuke deklaroi se aktualisht, pjesa më e madhe e nxënësve kanë lënë spitalin, ndërkohë që 14 nxënës po mbahen në vëzhgim. z.tosku/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.