ZVICËR – OBSH: Ende herët për të vendosur lidhur me organizimin e Lojërave Olimpike

GJENEVË, 3 mars /ATSH-DPA/ – Situata e krijuar në Japoni nga koronavirusi duhet të monitorohet për më shumë kohë, deklaroi drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke folur kundër anulimit ose shtyrjes së menjëhershme të Lojërave Olimpike.

“Mendoj është shumë herët për të vendosur”, deklaroi Ghebreyesus në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

“Kam besim te Japonia dhe shpresoj se do të ketë përparim” shtoi ai, duke iu referuar përpjekjeve të vendit për të frenuar koronavirusin. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.