Vendimi i ri i qeverisë u jep zgjidhje çështjes së 3 mijë personave me aftësi ndryshe

TIRANË, 3 mars/ATSH/ Vendimi i ri i qeverisë i jep zgjidhje çështjes së rreth 3 mijë personave me aftësi ndryshe që nuk mund të përfitonin për shkak të mungesës së 12 muajve kontribute në 5 vitet e fundit, të cilët tashmë përfitojnë nga skema e mbrojtjes sociale.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se sipas vendimit të ri procedura e vlerësimit të personave me aftësi të kufizuar bëhet vetëm me dosje.

Ministrja informon se me vendimin e ri “shkurtohet koha e procedurës për caktimin e KMCAP, pasi krijohen 5 komisione rishtazi. Shmanget konflikti i interesit mes mjekëve që bëjnë drejtimin në KMCAP dhe atyre që kryejnë vlerësimin”. z.tosku/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.