PRISHTINE, 3 mars/ATSH/- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar zhvilluar një takim në Shtëpinë e Bardhë me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç, takim i cili është mbajtur me ftesë të emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.
Presidenti Thaçi ka njoftuar se në takim i pranishëm ishte edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.
“Sapo përfundova një takim të përbashkët me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Shtëpinë e Bardhë, me ftesë të emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Ri chard Grenell, ku i pranishëm ishte edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien. Kosova është e bekuar me mbështetjen e Amerikës dhe Presidentit Trump. Tani jam rrugës për në Kosovë. Pres që menjëherë, të mërkurën apo të enjten, të më mundësohet raportimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për t’i njoftuar deputetët dhe qytetarët e Kosovës për takimet në Uashington dhe më specifikisht për takimin”, shprehet Thaçi.
Duke qëndruar të bashkuara institucionet, partitë politike dhe qytetarët, Kosova do të jetë edhe më e forte, deklaron Thaçi duke nënvizuar se “SHBA është shpresa dhe besimi ynë. Jemi mirënjohës përjetë”.