SOFT NEWS – Si të kuroni COVID-19? Dëgjoni Mozart!

MINSK, 2 mars /ATSH-AFP/ – Violinisti dhe dirigjenti i njohur rus, Vladimir Spivakov tha sot se Mozart ose opera italiane mund të ndihmojnë në trajtimin e koronavirusit, sepse, nëse Mozart arrin të ndihmojë lopët, sigurisht që mund të ndihmojë edhe njerëzit.

I pyetur gjatë një konference për shtyp në Minsk mbi vetitë kuruese të muzikës klasike dhe aftësinë e saj për të parandaluar koronavirusin, 75-vjeçari Vladimir Spivakov u përgjigj se kompozitori austriak mund të ishte një ndihmë e madhe.

“Mozart mundet. Nëse Mozart arrin të ndihmojë lopët, atëherë ai patjetër mund të ndihmojë edhe njerëzit. Edhe operat italiane janë gjithashtu të mira”, tha drejtori artistik i Orkestrës Filarmonike të Moskës, i cili, nga ana tjetër, këshilloi që të shmangej Wagner.

Sipas tij, ndikimi i muzikës në trup është i vërtetë dhe mund të shpjegohet me dridhjet zanore.

“Tingulli është një fenomen fizik. Sa më i qartë toni, aq më shumë dëgjohet ai dhe është e mundur që ta çoni edhe më tej”, tha ai./ /ervo/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.