Rama citon Churchill: Asnjëherë nuk do të arrish në fund të udhëtimit, nëse çdoherë ndalesh të pushosh një qen që leh

TIRANË, 3 mars/ATSH/ “Asnjëherë nuk do të arrish në fund të udhëtimit, nëse çdoherë ndalesh të pushosh një qen që leh”, citoi sot Kryeministri Edi Rama, duke zgjedhur të tjera fjalë të çmuara për të përcjellë mesazhin e tij.

Ishin këto fjalë të kryeministrit të Britanisë së Madhe, Winston Churchill, që kryeministri Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të Çmuara”.

Duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitete botërore, Kryeministri Rama ka përcjellë këto muaj apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit. /m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.