IRAN – 23 deputetë të prekur nga koronavirusi

TEHERAN, 3 mars /ATSH-AA/ – Zëvendëskryetari i parlamentit iranian deklaroi se 23 deputetë iranianë kishin rezultuar pozitivë në testin e COVID-19.

Po kështu, zëvendësministri iranian i Shëndetësisë, Ali Riza Reizi, në një konferencë shtypi në Teheran, deklaroi se numri i të vdekurve nga COVID-19 në mbarë vendin kishte arritur në 66.

Një anëtar i lartë i një këshilli iranian, humbi jetën të hënën nga koronavirusi.

Mohammad Mirmohammadi, 76 vjeç, humbi jetën nga virusi në një spital në Teheran./ /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.