GREQI – Athina zyrtare akuzon Ankaranë për përhapje të fake news

ATHINË, 3 mars /ATSH-ANA/ – Ministria e Jashtme e Greqisë lëshoi një përgjigje të ashpër ndaj akuzave të bëra nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe deklaroi se qeveria turke po përhapte lajme të rreme.

Ajo akuzoi Turqinë se ”përdorte njerëzit si mashë” dhe theksoi se ”nuk ishte në gjendje të mbante leksione mbi të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut”.

“Kur një vend përdor njerëzit si një mashë, trillon lajme të rreme për t’i mashtruar ata, shkel sistematikisht sovranitetin dhe të drejtat sovrane të vendeve fqinje, nuk është në gjendje t’i tregojë gishtin askujt”, tha Ministria e Jashtme greke me anë të një deklarate./   /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.