FINLANDË – Lavrov: Asnjë plan për ndalimin e luftës kundër terrorizmit në Siri

HELSINKI, 3 mars /ATSH-DPA/ – Rusia nuk ka qëllim të zvogëlojë praninë ushtarake në Siri, pasi nuk do të ndalojë së luftuari terrorizmin për shkak të problemit të refugjatëve, deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Komenti i tij erdhi gjatë një vizite në Finlandë, ku zyrtarët shprehën shqetësimin për gjakderdhjen në rajon.

Ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto shtoi se kishte bërë thirrje për zgjidhje paqësore në Siri dhe armëpushim në Idlib.

Presidenti finlandez, Sauli Niinisto theksoi pas takimit me Lavrov, se është i domosdoshëm përfundimi i menjëhershëm i vuajtjeve të civilëve.

Lavrov shpreson se takimi që do të zhvillohet të enjten, do të rezultojë në zbatimin e asaj që është rënë dakord, duke iu referuar marrëveshjes së vitit 2018 midis Ankarasë dhe Moskës për Idlibin. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.