Borxhi publik u ul në 65.84% në fund të 2019-s

TIRANË, 3 mars /ATSH/ Borxhi publik vijoi tendencën rënëse për të katërtin vit radhazi.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se, borxhi publik shënoi 65,84% e PBB në vitin 2019, kundrejt 67,85% që ishte në vitin 2018.

Qeveria u mbështet kryesisht në kredinë e brendshme për financimin e deficitit buxhetor. Ndërsa interesi mesatar i borxhit të brendshëm ra më tej në 3,84%, duke shënuar një minimum të ri historik.

Në pritshmërinë e Bankës së Shqipërisë, në fund të këtij viti pritet që borxhi publik të ulet në nivelin e 62,2% të PBB-së, ndërsa sipas programi buxhetor afatmesëm synon një ulje graduale borxhit në 59,5% të PBB-së në fund të vitit 2022. e.xh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.