ATHINË – Mitsotakis: Greqia ka ndaluar më shumë se 24 000 migrantë

ATHINË, 3 mars /ATSH-DPA/ – Forcat greke të sigurimit kanë parandaluar më shumë se 24 000 hyrje të paligjshme migrantësh në kufi me Turqinë, duke mbrojtur kështu edhe kufirin e jashtëm të Bashkimit Europian, deklaroi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

“Ky nuk është më problem i refugjatëve. Është një përpjekje e hapur e Turqisë për të promovuar axhendën e saj gjeopolitike dhe për të larguar vëmendjen nga situata e tmerrshme në Siri, duke përdorur njerëz të dëshpëruar”, theksoi Mitsotakis gjatë një vizite në kufi me zyrtarë të lartë të BE-së dhe duke shtuar se strategjia ka dështuar dhe do të vazhdojë të dështojë.

“Europa nuk do të shantazhohet nga Turqia për çështjen e refugjatëve. Jemi të gatshëm të mbështesim Turqinë në trajtimin e problemit të refugjatëve dhe të gjejmë një zgjidhje për problemin në Siri, por jo në këto rrethana”, deklaroi kryeministri. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.