ATHINË – Maas: Nuk duhet ta lëmë Greqinë të mbrohet vetë

ATHINË, 3 mars /ATSH-ANA/ – Nuk duhet ta lëmë Greqinë që të mbrohet vetë, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas duke iu referuar situatës në kufirin midis Greqisë dhe Turqisë.

Ai theksoi se refugjatët nuk mund të lihen në mëshirën e interesave gjeopolitike dhe se ata që e provojnë këtë “duhet të presin rezistencën tonë”, pavarësisht se kush janë.

‘’Bashkimi Europian është gati të kontribuojë në ndihmën humanitare të refugjatëve, në Siri dhe Turqi’’, theksoi Maas.

Ndërsa pranoi që Turqia ka marrë një barrë të rëndë për gati katër milion refugjatë, ai vuri në dukje se “Bashkimi Europian duhet të kujtojë se e ka detyrim të përmbushë angazhimet e tij”.

Një përgjigje ndaj Maas erdhi nga ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, i cili theksoi se ‘’do të isha i lumtur t’i besoja fjalëve tuaja paralajmëruese, por miqtë tuaj grekë, po vrasin refugjatë në kufirin e tyre’’.   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.