TEL AVIV – Rivlin: Izraeli nuk meriton një tjetër fushatë të tmerrshme elektorale

TEL AVIV, 2 mars /ATSH-DPA/ – Pas tre zgjedhjeve parlamentare brenda një viti, Izraeli nuk meriton një tjetër fushatë të tmerrshme dhe të ndyrë elektorale, deklaroi sot presidenti Reuven Rivlin.

“Kjo është zakonisht një festë publike, por e vërteta është se unë nuk dua të festoj,” tha Rivlin duke shtuar se ishte turp që të kthehej përsëri në votime.

“Ne meritojmë një qeveri që punon për ne’’, shtoi ai.

”I nxis izraelitët të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Unë sinqerisht shpresoj se do të takohemi përsëri vetëm në vitin 2024″, theksoi Rivlin.

Partia ”Bardheblu” e Benny Gantz është rikthyer në një garë të ngushtë kundër partisë ”Likud” të kryeministrit Benjamin Netanyahu, me sondazhet që tregojnë se as këtë herë nuk do të shohim një shumicë vendimtare në këto zgjedhje./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.