RUSI – Putin: I gatshëm të diskutoj me Trumpin për armët bërthamore

MOSKË, 2 mars /ATSH-ANSA/ – Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se është i gatshëm të diskutojë me homologun e tij amerikan Donald Trump mbi traktatin e çarmatimit bërthamor, të nënshkruar në vitin 2010 nga SHBA dhe Rusia, që kufizon numrin e kokave bërthamore strategjike.

Marrëveshja skadon më 5 shkurt 2021 dhe sipas presidentit rus Putin “duhet të zgjatet”.

“Unë mund të flas për këtë me Trump. Jam i përgatitur mirë për këtë temë, unë mund ta diskutoj atë me këdo’’, theksoi Putin.

Vladimir Putin pretendon se në një bisedë të fundit të bërë me presidentin amerikan, Trump është ankuar për “kostot shumë të larta” të sektorit amerikan të mbrojtjes.

“Donald më tha që kanë miratuar një shumë të madhe për vitin e ardhshëm, 738 miliardë dollarë’’, shtoi Putin.

Sipas tij, Trump i kishte thënë se kostot ishin shumë të larta, por ai duhej t’i bënte ato.

‘’Trump është për çarmatimin’’, theksoi presidenti rus Putin./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.