Rama citon Marquez: Vjen gjithmonë mëngjesi dhe jeta jep prapë mundësi t’i bëjmë gjërat si duhet

TIRANË, 2 mars/ATSH/ “Vjen gjithmonë mëngjesi dhe jeta jep prapë mundësi t’i bëjmë gjërat si duhet”.

Ishin këto fjalë të çmuara nga Gabriel Garcia Marquez, të cilat Kryeministri Rama i përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të Shenjta”.

Duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe fjalë të mençura nga personalitete botërore, Kryeministri Rama ka përcjellë apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit, por edhe mesazhe aktuale./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.