Kroacia udhërrëfyese për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE

TIRANË, 2 mars /ATSH – I. Vata/ Presidenti Ilir Meta u takua sot me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlić Radman.

Meta e falënderoi Gordan Grlić Radman për ndihmën kroate pas tërmetit të 26 nëntorit, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Duke uruar Kroacinë në kryesimin e Këshillit të BE-së, theksova se 9 kushtet e Bundestagut janë tregues i krizës ku ndodhet sot Shqipëria, dhe udhërrëfyes për çeljen e negociatave të anëtarësimit”, theksoi Meta.

Po ashtu Meta tha se “mesazhi i përforcuar i Bundestagut vetëm pak ditë më parë ishte: “Një vend kandidat duhet medoemos të ketë një sistem funksional të kontrollit dhe balancës dhe zbatimi i prioriteteve duhet të bëhet në përputhje të plotë me çdo parashikim kushtetues.”

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.