Këmbimi valutor/ Euroja e qëndrueshme, monedhat e huaja zhvlerësohen në raport me Lekun

TIRANË, 2 mars /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, euroja e ka nisur javën dhe muajin mars, në pozita të qëndrueshme në raport me lekun, ndërsa monedhat e tjera të huaja janë zhvlerësuar.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet sot me 122.74 lekë në të njëjtën kuotë sa në fundjavë. Ndryshe ka ndodhur me dollarin amerikan që në krahasim me javën e kaluar ka njohur rënie.
Dollari amerikan është zhvlerësuar me 0.60 lekë, ndërsa paundi britanik ka humbur 1.89 lekë dhe franga zvicerane 0.19 lekë.
Sipas ekspertëve të fushës, luhatjet janë të lehta dhe brenda parashikimeve. Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 110.78 -0.60
Euro EUR 122.74 0.00
Poundi Britanik GBP 141.63 -1.89
Franga Zvicerane CHF 115.30 -0.19
Jeni Japonez (100) JPY 102.76 +0.32
Dollari Australian AUD 72.62 -0.03
Dollari Kanadez CAD 83.05 +0.23
Korona Suedeze SEK 11.61 +0.09
Korona Norvegjeze NOK 11.83 +0.02
Korona Daneze DKK 16.44 0.00
SDR SDR 152.13 -0.42
Ari(OZ 1) XAU 178206.89 -2,919.38
Argjend(OZ 1) XAG 1874.40 -44.77
Juani Kinez (onshore) CNY 15.92 -0.02
Juani Kinez (offshore) CNH 15.90 -0.02
Lira Turke TRY 17.74 -0.14

e.xh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.