SLLOVAKI – Partia ”Njerëzit e zakonshëm” fiton zgjedhjet parlamentare

BRATISLAVË, 1 mars /ATSH-ANSA/ – Partia opozitare ”Njerëzit e zakonshëm”, në qendër të programit të së cilës është lufta kundër korrupsionit dhe që drejtohet nga Igor Matoviç, fitoi zgjedhjet parlamentare në Sllovaki.

Me 99% të votave të numëruara, ajo ka marrë 25,2% të tyre.

Ndërkohë, partia ”Smer” e social-demokratëve të Robert Ficos, për vite të tëra partia më e fortë qeverisëse, u mund duke marrë 18,29% të votave.

Në vendin e tretë doli partia ”Jemi një familje” e sipërmarrësit Boris Kollar.

Ekstremistët e krahut të djathtë u renditën në vendin e katërt.

Sllovakët zgjodhën dje parlamentin e ri, në zgjedhjet e para të përgjithshme që nga vrasja e gazetarit investigativ, Jan Kuciak dhe që nga protestat e fuqishme kundër korrupsionit./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.