KINEMA – Filmi i regjisorit të ndaluar iranian fiton Berlinalen

BERLIN, 1 mars /ATSH-DPA/ – Një film i regjisorit të ndaluar iranian fitoi çmimin ”Ariu i artë”, në festivalin ndërkombëtar të filmit, Berlinale, film që eksploronte lirinë personale të njeriut.

Mohammad Rasoulof sfidoi autoritetet në Teheran për të drejtuar filmin “There is no evil”, një film për lirinë individuale nën një regjim autoritar dhe çështjen morale kundër dënimit me vdekje që zbatohet në Iran.

Përveç faktit që i është ndaluar nga autoritetet që të bëjë filma, Rasoulof gjithashtu është ndaluar të largohet nga Irani.

Ai është dënuar edhe me një vit burg për “rrezikimin e sigurisë kombëtare” dhe “përhapjen e propagandës”.

I lindur në 1972, Rasoulof nuk mori pjesë as në premierën e  këtij filmi në Berlin dhe as në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Vajza e tij Baran pranoi çmimin në emër të tij.

“Filmi ka të bëjë me njerëzit që marrin përgjegjësinë për atë që bëjnë në jetën e tyre”, tha Rasoulof, i cili i bëri nga Irani komentet në konferencën për shtyp të Berlinales.

Më poshtë vijojnë çmimet kryesore të këtij festivali:

”Ariu i artë” – “There Is No Evil” i Mohammad Rasoulof (Iran)

Çmimi i madh i jurisë – “Never Rarely Sometimes Always” – Eliza Hittman (SHBA)

”Ariu i argjendtë” për regjisorin më të mirë – Hong Sangsoo për ”The Woman Who Ran” –  (Koreja e Jugut)

”Ariu i argjendtë” për aktoren më të mirë – Paula Beer me “Undine” (Gjermani)

”Ariu i argjendtë” për aktorin më të mirë – Elio Germano me “Hidden Away” (Itali)./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.