GREQI – Panagiotopoulos: Kufijtë tanë ruhen dhe mbrohen shkëlqyeshëm

ATHINË, 1 mars /ATSH-ANA/ – Kufijtë e Greqisë ruhen dhe mbrohen në mënyrë të shkëlqyer, deklaroiu sot ministri grek i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Panagiotopoulos në një prononcim pranë pikës kufitare të Kastanjasë, në Evros, pasi vizitoi njësinë ushtarake për të parë situatën e krijuar nga përpjekjet e migrantëve që kërkojnë të hyjnë në Greqi përmes Turqisë.

Ministri ka përshëndetur të gjithë trupat që veprojnë përgjatë kufirit greko-turk, si personelin e forcave të armatosura ashtu edhe policinë dhe oficerët e rojes bregdetare që veprojnë në rajone të tjera të Greqisë.

“Kufijtë janë duke u mbrojtur në mënyrë të shkëlqyer dhe trupat tona po bëjnë atë që duhet bërë për të mbrojtur kufijtë e Greqisë”, tha Panagiotopoulos.

I pyetur nëse e dinte numrin e migrantëve në anën turke të kufirit, ministri u përgjigj se numri i saktë ndryshonte./ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.